BRUKSEL – Gjykata Europiane: Bullgaria nuk duhet të dëbojë ujgurët në Kinë

PARIS, 20 shkurt /ATSH-DPA/ – Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR), vendosi sot se autoritetet bullgare nuk duhet të dëbojnë tre ujgurët kinezë në Kinë.

Gjykata me qendër në Strasburg njoftoi se të tre personat ishin nën rrezik arresti, keqtrajtimi apo edhe vdekjeje, duke patur parasysh arrestimin masiv të qindra mijëra ujgurëve në provincën Xinjiang në Kinë.

Gjykata vuri në dukje se grupet e të drejtave të njeriut kishin raportuar raste të keqtrajtimit dhe torturimit të të arrestuarve. Gjithashtu departamenti i SHBA-së raportoi disa vrasje të të ndaluarve.

Sipas gjykatës, autoritetet bullgare pretendonin se aplikantët kalonin kohë në Siri duke u trajnuar nga Lëvizja Islamike e Turkistanit Lindor, para se të vinin në Bullgari. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.