Anti KÇK/ SPAK kërkon sekuestro të 8 pronave

TIRANË, 20 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar Gjykatës 5 raste, ku kërkon sekuestron e 8 pronave.

“Të gjitha kërkesat dhe dokumentacioni përkatës shoqërues, rast pas rasti, po i nënshtrohen vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Për disa prej tyre i është kërkuar Policisë së Shtetit plotësimi me dokumentacionin e plotë, që sipas Aktit Normativ, Policia e Shtetit duhet të sjellë bashkëlidhur me kërkesën për vlerësim sekuestroje”, vijon njoftimi i SPAK.

“Prokuroria e Posaçme, sot më datë 20.02.2020 ka dërguar aktet për 5 (pesë) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme: banesë 3 (tre) kate (Shkodër); banesë 2 (dy) kate (Shkodër); banesë 2 (dy) kate plus papafingo (Shkodër); Automjet tip “Mercedez Benz”, prodhim i vitit 2012; automjet tip “BMW”, i blinduar; banesë 2 (dy) kate plus Njësi Shërbimi (Shkodër); tokë arë, me sipërfaqe 1541 m2 (Shkodër); truall me sipërfaqe 350 m2 (Shkodër)”, përfundon njoftimi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.