ANKARA – Erdogan inauguron hapjen e Bibliotekës Kombëtare në Presidencën e Turqisë

ANKARA, 20 shkurt /ATSH-AA/- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan inauguroi hapjen e Bibliotekës Kombëtare në Presidencën e Turqisë.

Në inagurim, mori pjesë edhe presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev.

“Biblioteka jonë ka arritur në 4 milionë vepra të shtypura. Këtë mobilizim të librave do ta zgjerojmë edhe më shumë, duke arritur në 5 milionë vepra”, deklaroi ai duke i bërë thirrje të gjithëve që të dhurojnë libra në Bibliotekën Kombëtare.

“Me këtë bibliotekë jemi duke ndërtuar ura që zgjaten në histori. Duam që të rinjtë, studiuesit tanë të ecin mes rafteve ku gjenden miliona libra”, u shpreh presidenti turk, Erdogan. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.