Targa të veçanta/ 129 rezervime online në furnizimin e 16-të

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/- 129 rezervime online janë bërë për marrjen e targës së preferuar të automjetit, në furnizimin e 16-të radhës të ofrimit të shërbimit të ri, ku aplikuesi zgjedh live targën që dëshiron.

Tashmë shërbimi për porositjen e targave online është një nga risitë më të suksesshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

“DPSHTRR furnizon periodikisht sistemin online me targa të veçanta. Furnizimi i 16-të, i datës 19 Shkurt 2020, ofroi në total 129 targa për automjete me seritë nga AB 001 AJ – AB 999 AL (kombinimet numërore:  001/010/111/101/100).

Të ardhurat shkojnë për sigurinë rrugore, investime, projekte edukative, green revolution, retro”- njofton DPSHTRR.  e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.