Kosova dhe Mali i Zi, thellim të bashkëpunimit dhe shkëmbim të përvojave

PRISHTINË, 19 shkurt/ATSH/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi, Ferhat Dinosha.

“Fqinjësia e mirë është prioritet i Qeverisë së re dhe se takimi me ambasadorin, Dinosha është fillimi i këtij rrugëtimi. Si dy shtete duhet të bëjmë shkëmbimin e përvojave me qëllimin e krijimit të raporteve të sinqerta fqinjësore”, – tha gjatë takimit Kurti.

Ambasadori Dinosha i shprehu kryeministrit Kurti urimet e shtetit të tij, duke përcjellë edhe urimin e Kryeministrit të vendit, Duško Marković dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.

“Rruga në integrim europian është rrugë e përbashkët. Sfidat me të cilat ballafaqohen të dy shtetet tona në shumicën e rasteve janë të ngjashme e jo rrallëherë janë edhe të njëjta, prandaj kemi shumë mësime që mund të nxjerrim prej njëra-tjetrës”, – tha Kurti./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.