Foto/ Paradite energjike dhe argëtuese për fëmijët në Parkun e Madh

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/Në Parkun e Liqenit fëmijët kanë mundësi të shijojnë jo vetëm natyrën dhe ajrin e pastër por edhe mund të ushtrojnë aktivitete fizike dhe sportive për shëndetin e tyre.

Programi “Eja Luaj” u dhuroi një paradite energjike, të këndshme dhe argëtuese fëmijëve në Parkun e Madh. Pas shëtitjes me prindërit, vogëlushët u mblodhën në sheshin me lodra e struktura fryrëse, të vendosura nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit enkas për ta.

Parku i Madh Kombëtar në Tiranë është një vend që nuk duhet humbur për të gjithë vizitorët në qytet, të rinj dhe të vjetër. Është zona më e madhe e gjelbër në qytet që mund të shkohet lehtësisht me këmbë dhe një vend i përkryer për t’u larguar nga zhurmat e qytetit. Fëmijët mund të luajnë në këndin e madh të lojërave po ashtu. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.