Fier/ Rehabilitimi i rrugëve rurale nxit investimet në bujqësi

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ “Investimi në segmentin rrugor Kallm i Vogël, Verri – Bubullimë në Fier krijon një mundësi të artë për investime në bujqësi e blegtori në gjithë zonën”.

Kështu u shpreh sot kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, i cili u ndal te investimi më i fundit në infrastrukturën rrugore që lidh zonat rurale, duke theksuar ndikimin që do të ketë ky investim në zhvillimin e këtyre zonave.

“Vazhdon fuqishëm puna në segmentin Kallm i Vogël- Verri – Bubullimë. Kjo krijon një mundësi të artë për investime në bujqësi e blegtori, pasi produktet nuk janë më vetëm për konsum familjar”, tha ai.

Investimi, sipas Subashit, garanton daljen e produkteve të treg në një kohë më të shpejtë.

Po ashtu, ai tha se sigurohet akses i plotë dhe i shpejtë në shkolla, spitale etj. “Investimi ndihmon për një cilësi më të mirë jetese”, tha ai.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.