Mbështetja për Rindërtimin, Voda: Sakrificat e institucioneve dhe qytetarëve, histori e jashtëzakonshme

TIRANË, 18 shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-Një ndjesi lumturie dhe krenarie nga lajmi i mbrëmshëm nga Konferenca e Donatoreve për shumën 1.15 miliard euro në ndihmë të Shqipërisë. Këtë ka theksuar, të martën, zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila ka zhvilluar dhe një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe përfaqësues të parlamentit francez, Clapot dhe Thomas.

“Një ndjesi lumturie dhe krenarie nga lajmi i mbrëmshëm nga Konferenca e Donatoreve për shumën 1.15 miliard euro në ndihmë të Shqipërisë. Mirënjohje dhe falënderim nga zemra për kryeministrin Edi Rama për këtë arritje”,- theksoi Voda.

“Puna dhe sakrifica e gjithë institucioneve shqiptare, biznesit të turizmit, si dhe solidariteti i shqiptarëve në të gjitha trevat ku ata banojnë është një histori e jashtëzakonshme që kam patur fatin ta ndaj në takimet e mia në cilësinë e kryetares së shtabit të emergjencave të qarkut Durrës me përfaqësues të vendeve të ndryshme si me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe përfaqësues të parlamentit francez, Clapot dhe Thomas”,- përfundoi Voda.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.