ITALI – Di Maio: Moska rol thelbësor në Libi

ROMË, 18 shkurt /ATSH-AFP/- “Roli i Moskës do të jetë thelbësor në krijimin e një qëndrimi dobiprurës dhe të moderuar midis dy palëve në Libi, gjithashtu edhe për fazat e ardhshme, duke filluar me takimin në formatin 5-5 në Gjenevë nesër”, tha sot ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio.

Kjo deklaratë u bë pas një samiti Itali-Rusi për Çeshtjet e Jashtme dhe për Mbrojtjen, ku Di Maio tha se misioni i BE-së në Libi mund të nisë me miratimin e palëve.

Kjo gjë do të përkrahte misionin e marinës për zbatimin e embargos së armëve, që u miratua dje.

Di Maio theksoi se respektimi i embargos së armëve është i nevojshëm për zhvillimin e një dialogu efikas./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.