Foto/ Furnizim më i mirë me ujë, UKT ndërhyn në rrugën “Sali Nivica”

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Punonjësit e ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime po kryejnë një tjetër investim duke ndërhyrë në rrugën “Sali Nivica”, në Tiranë.

Kjo ndërhyrje në rrjetin e Ujësjellësit u jep zgjidhje problemeve të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë zonë.

“Jemi në terren gjatë investimit që po kryhet në rrugën “Sali Nivica”. Kjo ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit u jep zgjidhje problemeve të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë zonë. Punojmë me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë çdo investim dhe ndërhyrje në qytet, për të siguruar qëndrueshmëri dhe cilësi në furnizimin me ujë për qytetarët”, -thanë specialistët e Ujësjellësit.

Nisur nga kërkesat e qytetarëve, gjatë ditëve të fundit grupet e punës të UKT kanë ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.