Bulqizë, emërtim rrugëve e shesheve në zonat rurale e urbane

TIRANË, 18 shkurt /ATSH – I. Vata/- Kryetari i bashkisë Bulqizë Lefter Alla tha sot se do të identifikohen me emërtime të veçanta të gjitha rrugët e rrugicat e zonave urbane dhe rurale, bulevardet, sheshet dhe parqet në bashkinë Bulqizë.

Ky ka qenë fokusi i takimit të zhvilluar në mjediset e Bashkisë Bulqizë, ku nën drejtimin e kryebashkiakut Lefter Alla u mblodhën të gjithë administratorët e Njësive Administrative dhe specialistët e drejtorive përkatëse.

Në takim u vendos për ngritjen e grupeve të punës dhe afatet kohorë për procesin për çdo njësi administrative nën juridiksionin e Bashkisë Bulqizë.

Po ashtu, në takim ishte i pranishëm edhe Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, i cili vlerësoi rëndësinë e nisjes së menjëhershme të punës.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.