Solidaritet me Shqipërinë për Rindërtimin, Várhelyi: BE, 115 milionë euro mbështetje

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Komisioneri Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi përcolli vendimin e Bashkimit Europian për të ndihmuar me 115 milionë euro përpjekjet e Shqipërisë për Rindërtimin pas tërmetit.

Duke sjellë momente nga Konferenca e Donatorëve që mbahet sot në Bruksel, Komisioneri Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi theksoi se “qëndrojmë në solidaritet me Shqipërinë”.

“Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve: Ne qëndrojmë në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit. BE jep nga buxheti i vet 115 milionë euro në grante për rimëkëmbjen dhe rindërtimin: kontributi fillestar prej 15 milionë eurosh dhe 100 milionë fonde shtesë”, u shpreh komisioneri Várhelyi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.