PAKISTAN – 40 milionë fëmijë vaksinohen mes frikës së poliomielitit

ISLAMABAD, 17 shkurt /ATSH-DPA/ – Autoritetet pakistaneze synojnë vaksinimin e 40 milionë fëmijëve kundër poliomielitit, mes frikës së rishfaqjes së sëmundjes.

“Përgjatë javës, më shumë se 250 000 punonjës shëndetësorë do të dalin nëpër rrugë, për të vaksinuar fëmijët nën moshën pesë vjeç”, deklaroi shefi i shëndetësisë në Pakistan, Zafar Mirza.

“Mijëra policë dhe paraushtarakë do të ruajnë punonjësit e shëndetit në rajone ku sulmohen në mënyrë të vazhdueshme nga militantët islamikë”, theksoi Shaukat Yousafzai, ministër i Informacionit të provincës veripperëndimore të Khyber-Pakhtunkhwa.

Yje të televizionit dhe sportit iu bashkuan qeverisë për të marrë mbështetjen e prindërve lidhur me vaksinimin, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), paralajmëroi Pakistanin se poliomieliti mund të rikthehet përsëri në epidemi./ / sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.