Konferenca e Donatorëve, Serbia 2 milionë euro grant Shqipërisë

TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Kryeministrja e Serbisë, Brnabiç deklaroi keqardhjen e saj për pasojat e tërmetit në Shqipëri, duke deklaruar se qeveria serbe vendosi të japë 2 milionë euro për procesin.

Brnabiç tha se Serbia dërgoi 13 ekspertë për të punuar përkrah vendeve të rajonit në rrënojat e tërmetit. Dhoma serbe e Tregtisë dhe biznesi dhanë ndihma në barna e materiale ndërtimi.

“Qeveria serbe vendosi të japë 2 milionë euro grant Shqipërisë sot dhe vazhdojmë të mbetemi të hapur”, tha ajo.

“Ju lutemi pranojeni këtë grant si shenjë e miqësisë tonë”, u shpreh Kryeministrja.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.