GREQI – Athina i kërkon ndihmë BE-së për riatdhesimin e afganëve

ATHINË, 17 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministri grek i Migracionit, Notis Mitarachi theksoi sot se u kishte kërkuar ndihmë partnerëve europianë për të riatdhesuar sa më shpejt të jetë e mundur azilkërkuesit afganë.

Sipas qeverisë greke, pjesa më e madhe e azilkërkuesve, 75% që jetojnë në kampet e pesë ishujve të Detit Egje janë afganë, të ndjekur nga sirianët.

“Ne i kërkojmë Bashkimit Europian të hapë rrugën për rikthimin e migrantëve në vendet e tyre të origjinës, si në Pakistan dhe në Afganistan”, deklaroi ministri, Notis Mitarachi për televizionin publik, ERT./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.