“Tirana” barazon me “Skënderbeun”, mundësi shkëputje për “Kukësin”

TIRANË, 16 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/-  “Skënderbeu” ka ndalur në kryeqytet “Tiranën”. Bardheblutë pas 9-të fitoreve radhazi kanë barazuar 1-1 në shtëpi ndaj korçarëve, në një sfidë të dueluar, duke i dhënë mundësi “Kukësit” të rris avantazhin ndaj kryeqytetasve nëse fiton sot ndaj “Bylisit” në transfertë.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Air Albania” u mbyll me rezultatin 1-1 dhe dhuroi emocione të forta. Golat e Bregut dhe Calesë vendosën në një ndeshje me polemika.  Takimi nisi i fortë dhe të dy ekipet treguan dëshirë për të rrëmbyer fitoren. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Bregut. Sulmuesi mori një dhuratë nga Albi Doka. Ky i fundit gaboi duke mos larguar si duhet një top nga zona dhe në minutën e 28′ i dha mundësi Skënderbeut të kalonte në avantazh.

24 herë kampionët e vendit rritën presionin gjatë pjesë së dtyë dhe në fund barazuan po me brazilianin Cale. Braziliani dërgoi topin në rrjetë po me polemika, pasi luajti shpejt një faull kur topi ishte në lëvizje dhe barazoi rezultatin për 1-1 në minutën e 81′.

Ky barazim i jep dorë “Kukësit” që sot në orën 14:00 do të ndeshet me “Bylisin” në Ballsh. Ndërkohë që rrit shanset e “Partizanit” për t’ju afruar vendit të dytë. Të kuqtë do të ndeshen po në orën 14:00 në një transfertë të ashpër në “Laç”. Ndërsa në kuadër të javës së 22-të të superligës do të luhet dhe përballja mes dy vendeve të fundit në Gjirokastër. Në orën 14:00 do të ndeshen mes tyre dhe “Luftëtari” me “Flamurtari”, ndërsa ndeshja që mbyll javën e 22-të është ajo mes “Teutës” dhe “Vllaznisë” në “Niko Dovana”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.