TEKNOLOGJI – Çfarë janë algoritmet?

ROMË, 16 shkurt /ATSH/ – Algoritmet janë udhëzime për zgjidhjen e problemeve komplekse dhe kryerjen e operacioneve, ndryshe mund të thuhet se janë receta që kompjuterët ndjekin hap pas hapi për të optimizuar dhe thjeshtuar proceset, shkruan gazeta italiane ”Il Corriere della Sera”.

Interneti drejtohet nga algoritmet si dhe motorët e kërkimit, rrjetet sociale, aplikacione, shfletues, inteligjencë artificiale, lojëra video, site takimesh si edhe ato që rekomandojnë udhëtime, libra apo verëra.

Të gjitha këto gjëra, pa algoritme, nuk do të ekzistonin, ndërkohë që ato lëvizin me përpikëri absolute.

”Meqenëse ato janë programe të ndërtuara nga njerëz, ndodh që edhe ato të gabojnë”, sipas një analizë të qendrës së kërkimeve, PEW.

Ajo shpjegon sesi përdorimi jokorrekt mund t’u japin qeverive dhe korporatave të mëdha kontroll shumë të madh mbi jetën e përdoruesve duke krijuar të ashtuquajturat “flluska” që  uofrojnë përdoruesve konfirmim të vazhdueshëm të mendimeve të tyre dhe, mbi të gjitha, të kryejnë diskriminime./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.