JAPONI – Arrin në 355 numri i rasteve me koronavirus në anijen “Diamond Princess”

TOKIO, 16 shkurt /ATSH-AFP/ – Numri i rasteve me koronavirusin e ri, regjistruar në karantinën e kroçeres “Diamond Princess” pranë Yokohama ka arritur në 355, njoftoi sot ministri japonez i Shëndetësisë.

“Deri tani, ne kemi kryer testimin e 1 219 personave dhe 355 kanë rezultuar pozitiv”, deklaroi Katsunobu Kato gjatë një emisioni politik në stacionin publik NHK.

Kjo nënkupton se 70 raste janë konfirmuar që prej të shtunës.

Më shumë se 3 700 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit po bënin një udhëtim me këtë anije kur një pasagjer që hypi në Hong Kong disa javë më parë rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit të shfaqur në qytetin kinez të Wuhanit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.