BM – Bisedimet për Brexit i kushtuan Londrës 500 mijë sterlina vetëm për udhëtime

LONDËR, 16 shkurt /ATSH-AA/ – Qeveria e Britanisë së Madhe harxhoi gati gjysmë milion sterlina për transport në Bruksel për shkak të negociatave të Brexit-it, njoftoi “The Guardian”.

Gazeta i dërgoi kërkesë për Lirinë e Informacionit Departamentit, tashmë joekzistent, për Largim nga Bashkimi Europian (DExEU), që tregoi se qeveria kishte harxhuar 464 343 sterlina për fluturime dhe trena në periudhën nga referundumi i vitit 2016 deri më 31 dhjetor 2019.

Ministrat e qeverisë dhe shërbyesit civilë kanë realizuar 2 241 udhëtime midis Brukselit dhe Londrës gjatë kësaj periudhe.

Marsi i vitit 2018 ka qenë muaji më i kushtueshëm, kur për të parën herë u publikua marrëveshja për largim e ish-kryeministres Theresa May dhe negociatat për zgjidhjen e çështjes me Irlandën e Veriut u ashpërsuan.

“Sigurisht se udhëtimet rreth rastit ishin të nevojshme”, tha për gazetën Sam Packer nga Aleanca e Tatimpaguesve.

“Por, shkalla e kostos është qesharake, duke pasur parasysh numrin e zyrtarëve britanikë të vendosur përgjithmonë në Bruksel”, shtoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.