Investimet në sektorin e energjisë, gazit dhe ujit kapin vlerën e 55 miliardë lekëve  

TIRANË, 15 shkurt/ATSH/ Investimet në sektorin e energjisë elektrike, gazit, ujit dhe trajtimit të mbetjeve kapën vlerën e 55 miliardë lekë, duke zënë 23.2% të vëllimit të investimeve gjithsej në 2018-n.

Instituti i Statistikave publikoi Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve, ku bëhet e ditur se gjatë vitit 2018, investimet u rritën me 2.8%, ku prodhuesit e shërbimeve kontribuan me 8.8%.

Prodhuesit e shërbimeve zunë 38.6% të investimeve nga 30.9% që zinin vitin e kaluar.

Sektori me vlerën më të lartë të investimeve të realizuara është sektori i energjisë elektrike, gazit, ujit dhe trajtimit të mbetjeve, i cili për vitin 2018 ka investuar 55 miliardë lekë duke zënë 23.2% të investimeve gjithsej.

Peshën më të vogël të investimeve e zënë sektorët e akomodim dhe restoranteve me 3.2% dhe transporti, informacioni dhe komunikacioni me 6.5%.

/a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.