Banka e Shqipërisë: Punësimi në ekonomi u rrit me 3.3% në tremujorin e tretë 2019

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/- Zhvillimet në tregun e punës mbeten pozitive edhe për tremujorin e tretë të vitit 2019.
Të dhënat e publiikuara së fundi nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se, punësimi në ekonomi u rrit me 3.3% në terma vjetorë, një normë kjo e krahasueshme me rritjen 3.4% të shënuar në tremujorin e mëparshëm.
Dinamika rritëse e punësimit vijon t’i atribuohet kryesisht aktivitetit të sektorit të shërbimeve, dhe në një masë më të vogël aktivitetit industrial.
Kjo rritje vazhdoi të ndikojë në rritjen e mëtejshme dhe të punësimit dhe rënien e shkallës së papunësisë. Ky tregues zbriti në 11.4% në tremujorin e tretë, duke u reduktuar me 0.8 pikë përqindje kundrejt së njëjtës periudhë një vit më parë dhe duke shënuar nivelin më të ulët historik. e.xh/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.