10% u reduktua kredia me probleme për individët

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/- Në fund të vitit, kreditë me probleme në segmentin e individëve përbëjnë vetëm 5.2% të këtij portofoli, duke u reduktuar me rreth 10% përqindje për një periudhë pesë vjeçare.
Kjo ecuri është ndikuar në një masë të madhe edhe nga nxjerrjet nga bilanci
i bankave i kredive me probleme në pesë vitet e fundit.
Normat e interesit për kreditë për individë janë shfaqur të qëndrueshme në tremujorin e katërt të vitit, duke veçuar rritjen e lehtë të interesit për kreditë konsumatore në lekë.
Norma mesatare e interesit për kreditë në lekë për individë shënoi rritje në
tremujorin e katërt të vitit, në 6.9%, nga 6.6% që ishte mesatarisht në të tre
tremujorët paraardhës, si rrjedhojë e rritjes së interesit për kreditë konsumatore
për mallra të qëndrueshme. Në tërësi për vitin 2019, norma mesatare e
interesit për kreditë për individë qëndron në 6.7%, ose 0.3%  më pak se një vit më parë. e.xh/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.