SHBA – Shtëpia e Bardhë: Xi i premtoi bashkëpunim Trumpit, por po refuzon ndihmën

UASHINGTON, 14 shkurt /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera nga mungesa e transparencës e Kinës për emergjencat e koronavirusit, deklaroi këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow.

“Presidenti Xi i kishte premtuar presidentit Trump se Kina do të ishte e hapur për bashkëpunim duke përfshirë edhe organizatat si OKB apo OBSH dhe ishte i gatshëm të pranonte ndihmën tonë’’, shtoi ai.

”Por, Kina nuk po bashkëpunon sa duhet për menaxhimin e situatës’’,  përfundoi këshilltari./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.