MYNIH – NATO rifillon së shpejti aktivitetet e trajnimit në Irak

MYNIH, 14 shkurt /ATSH-AFP/ – NATO do të rifillojë në ditët apo javët e ardhshme aktivitetet e trajnimit në Irak, ndërprerë që prej fillimit të janarit pas sulmit amerikan kundër gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, deklaroi sot komandanti i lartë i Aleancës në Europë.

“Misioni, që numëron 500 trupa nën komandimin kanadez, i ngarkuar për të stërvitur dhe trajnuar forcat irakiane, mori miratimin e Bagdadit për të rifilluar aktivitetet e tij”, sipas gjeneralit amerikan, Tod Wolters.

“Pas përgjigjes pozitive të Irakut këto 36 orët e fundit, ne do të rifillojmë misionin e NATO-s në Irak”, theksoi ai për gazetarët në kuadër të Konferencës së Mynihut për sigurinë.

Misioni u ndërpre më 4 janar dhe një pjesë e efektivëve të tij u tërhoqën nga Iraku për shkak të frikës për kundëpërgjigje pas vdekjes së gjeneralit Soleimani në Bagdad.

Parlamenti irakian votoi në atë kohë një rezolutë që kërkonte largimin e trupave amerikane dhe të huaja./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.