Ministeriali i NATO-s në Tiranë/ Ambasadorja Kim: SHBA, krenare të qëndrojë me Shqipërinë në krah

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/239996677022145/

TIRANË, 14 shkurt /ATSH – I. Vata/- Ambasadori e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim tha sot se SHBA është krenare të qëndrojë me Shqipërinë në krah.

Ambasadorja e SHBA-së Kim falënderoi ministren Olta Xhaçka për udhëheqjen e Shqipërisë në NATO.

“Faleminderit ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për udhëheqjen e Shqipërisë në NATO. SHBA është krenare të qëndrojë me Shqipërinë në krah”, shprehet ambasadorja Kim, ndërsa publikoi pjesëmarrjen e ministres Xhaçka në Ministerialin e Mbrojtjes, mbajtur në Bruksel në 12 dhe 13 shkurt.

Në 17 dhe 18 Qershor, Tirana do të jetë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s miratuan në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel propozimin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që Ministeriali i Mbrojtjes, në qershor të këtij viti të mbahet në Tiranë.

Kjo do të jetë hera e parë që një ministerial i mbrojtjes organizohet në Ballkanin Perëndimor, pasi prej më shumë se 10 vjetësh takimet janë zhvilluar vetëm në Belgjikë.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.