Konferenca e Donatorëve/ Delegacioni i BE-së përcjell dëshirën e nxënëses për shkollën e dëmtuar nga tërmeti

TIRANË, 14 shkurt /ATSH – I. Vata/- Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, në prag të Konferencës së Donatorëve në Bruksel përcolli sot dëshirën e një nxënëseje të prekur nga tërmeti e cila kërkon që shkolla të bëhet sërish nga e para.

“Më 17 shkurt do bëhemi bashkë me donatorët ndërkombëtar për rindërtimin e shtëpive dhe shkollave të dëmtuara nga tërmeti”, u shpreh delegacioni i BE-së.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri sjell në vëmendje dëshirën e Amela Haxhillarit nxënëse në shkollën e dëmtuar nga tërmeti.

“Amela është një nga mijëra fëmijët e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Më 17 shkurt, BE do të bëjë bashkë partnerë dhe donatorë ndërkombëtarë për të mbledhur kontribute për rindërtimin dhe për të ndihmuar që fëmijë si Amela ta kenë sërish shkollën e tyre”, u shpreh delegacioni i BE-së në Shqipëri. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.