GJERMANI – Zero rritje ekonomike për T4 2019

BERLIN, 14 shkurt /ATSH-DPA/ – Ekonomia gjermane qëndroi në vend teksa viti 2019 u përfshi nga pasiguri globale ekonomike.

“Ekonomia më e madhe e Europës shënoi një rritje zero në tremujorin e katërt (T4 2019), krahasuar me tre muajt deri në fund të shtatorit”, njoftoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

Analistët kishin parashikuar rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit (PBB), me 0,1%.

Sipas Destatis, PBB-ja e tremujorit të katërt u rrit me 0,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.