GJERMANI – Franca dhe Australia rikonfirmojnë angazhimin për ndërtimin e 12 nëndetëseve

MYNIH, 14 shkurt /ATSH-AFP/ – Franca dhe Australia rikonfirmuan sot angazhimin e tyre të plotë për të realizuar programin për ndërtimin e 12 nëndetëseve për marinën australiane, pas një polemike të shkaktuar nga prodhuesi detar francez, në lidhje me kapacitetet industriale të partnerëve australianë.

“Ne kemi konfirmuar angazhimin tonë të plotë përsa i përket këtij programi, kalendari dhe rritjes së kapaciteteve industriale australiane”, deklaruan ministrja france e Ushtrisë, Florence Parly dhe ministrja australiane e Mbrojtjes, Lynda Reynolds në një komunikatë, në përfundim të një takimi në kuadër të Konferencës së Mynihut për Sigurinë.

“Ne jemi të vendosur për të punuar së bashku për të patur sukses”, shtuan ato duke kujtuar se bëhet fjalë për gurin e themelit të partneritetit strategjik franko-australian./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.