FOKUS – Zyrtarë të lartë të politikës botërore në Konferencën e Sigurisë

MYNIH, 14 shkurt /ATSH-DPA/ – Zyrtarë të lartë të politikës botërore do të marrin pjesë këtë fundjavë në Konferencën për Sigurisë, që zhvillohet në Mynih, pasi një listë e gjatë konfliktesh kanë ngritur dyshime për aftësinë e politikës ndërkombëtare për ndërmjetësimin e paqes.

Rreth 35 kryetarë shtetesh dhe qeverish priten të jenë të pranishëm në ngjarjen vjetore në qytetin jugor gjerman, që fillon nesër, duke përfshirë pjesëmarrjen e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.

Shtete të tjera do të dërgojnë ministra të rëndësishëm, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo, ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi dhe ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, janë gjithashtu në listën e të pranishmëve.

Para zhvillit të kësaj konference, kryetari i saj, Wolfgang Ischinger deklaroi se ishte thellësisht i shqetësuar për dështimin e pafalshëm të komunitetit ndërkombëtar në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

Ai u shpreh i keqardhur edhe për dështimin e planit të paqes në Libi.

“Kemi më shumë kriza, kriza më serioze, ngjarje më të tmerrshme sesa mund të imagjinohet”, theksoi ai./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.