Cakaj me ministrin e Jashtëm të Omanit: Bashkëpunim për të finalizuar marrëveshje ekonomike

TIRANË, 14 shkurt /ATSH – I. Vata/- Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ndërsa ka marrë pjesë Konferencës së Sigurisë në Mynihut ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah.

Në takim me  Ministrin e Jashtëm të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, Cakaj ka biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve për të finalizuar marrëveshje ekonomike.

“Diskutuam për finalizimin e një varg marrëveshjesh dypalëshe për të shtuar konsultimet diplomatike dhe rritur ndërveprimet ekonomike”, shprehet ai.

Po ashtu, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka falënderuar ministrin për mbështetjen që ka dhënë Omani për pavarësinë e Kosovës.

“Në takim e falënderuam për mbështetjen dhënë pavarësisë së Kosovës dhe i kërkuam veprim të mëtejmë të përbashkët për të ndihmuar Kosovën edhe në disa vende të tjera”, shprehet ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.