Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero emërohen zv.ministre të Financave dhe Ekonomisë

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ Këshilli i Ministrave emëroi 2 zëvendësministret e reja në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë pas dorëheqjes së Erion Luçit dhe Elton Haxhit.

Në mbledhjen e radhës u emëruan në detyrën e zëvendësministres së Financave Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero.

Zonja Vjero më herët ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve dhe më pas të Autoritetit Rrugor Shqiptar, nga ku u dorëhoq pak muaj më parë.

Ndërsa Adela Xhemali drejtonte Fondin e Sigurimeve Shëndetësore./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.