Zbulueshmëria më e lartë e krimeve në historikun e Policisë së Shtetit

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/Kryeministri i vendit deklaroi mbremjen e së enjtes se përshkallëzimi i luftës ndaj krimit të organizuar është një proces i cili ndërtohet hap pas hapi.

“Krimi organizuar është kudo. Është në Berlin, është në Paris, kudo dhe kudo ka raste ekstreme. Ne kemi zbulueshmërinë më të lartë të krimeve në historikun e Policisë së Shtetit dhe por sikur ne të kishin kapacitetin që të zbulonim çdo gjë që ndodhte pa kaluar një muaj, po pse do rrinim në këtu, ne do të shkonim t’i jepnim mend Amerikës. Ajo që po them është, që të gjitha bëhen hap pas hapi. Sfida nuk është se do zhdukim krimin e organizuar nga faqja e dheut sepse nuk e ka zhdukur askush. Sfida këtu është ku është shteti, shoqëria, familja, vajza djemtë, njeriu i zakonshëm dhe ku është krimi i organizuar”, u shpreh Rama i ftuar në një studio televizive.

Rama tha po ashtu se “gjëja vjen shkallë shkallë, nuk bëhen të gjitha përnjëherë, është proces. Shqipëria në këto vite po krijon kockën e shtetit”. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.