SHBA – Shtëpia e Bardhë akuzon Huawei-n për vjedhje të të dhënave

UASHINGTON, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kompania kineze Huawei ka krijuar ”dyer të fshehta” në sistemet e saj hardware, në mënyrë që të jenë në gjendje të zotërojë të dhëna në rrjetet celulare, deklaroi këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e  Bardhë, Robert O’Brien.

”Gjiganti kinez i telekomunikacionit e ka fshehur këtë aftësi ndërhyrjeje për të paktën një dekadë dhe ky realitet duhet të jetë i mjaftueshëm për të bindur aleatët e amerikanëve që të mos përdorin Huawei-n për ndërtimin e rrjeteve të reja 5G”, theksoi ai.

Kompania Huawei mohon kategorikisht akuzat dhe refuzon se është peng në duart e Partisë Komuniste kineze./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.