UASHINGTON, 13 shkurt /ATSH-AFP/ – Senati amerikan miratoi sot një rezolutë që parashikon të kufizojë një veprim ushtarak të presidentit amerikan, Donald Trump kundër Iranit.
Teksti, që do të dërgohet në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ka mundësi të mëdha të konfirmohet, detyron presidentin të kërkojë një debat dhe një votim në Kongres, i vetmi i autorizuar për të shpallur luftë sipas Kushtetutës, para çdo “lufte ofensive” kundër Republikës Islamike./ /ec/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.