RUSI – Vdes Aleksei Botian, agjenti që shpëtoi Krakovin në LIIB

MOSKË, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Vdiq në moshën 103-vjeçare Aleksei Botian, ish-agjenti i shërbimit sekret rus, i cili, sipas Moskës, luajti një rol të rëndësishëm në shpëtimin e Krakovit nga nazistët.

Sipas BBC, kur nisi Lufta e Dytë Botërore, Botian ishte luftëtar i një skuadre antiajrore të ushtrisë polake.

Pas dorëzimit të Polonisë, Botian u bë qytetar sovjetik dhe u stërvit për të qenë parashutist në territoret e pushtuara nga nazistët.

Në janar 1945, ai mësoi planet e gjermanëve për të hedhur në erë digën mbi lumin Dunajec dhe mori pjesë në operacionin për të shkatërruar ngarkesat me eksploziv të vëna për këtë qëllim.

Besohet se kështu shpëtoi nga shkatërrimi qyteti polak i Krakovit.

Në vitin 2007, Aleksei Botianit iu dha titulli “Hero i Rusisë”./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.