RUSI – Facebook dhe Twitter gjobiten me 60 000 dollarë

MOSKË, 13 shkurt /ATSh-DPA/ – Një gjykatë ruse gjobiti rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, me 60 000 dollarë për shkeljen e një ligji mbi të dhënat personale, njoftuan mediet shtetërore.

Ligji përcakton që informacionet personale për qytetarët rusë mund të ruhen vetëm brenda vendit.

Mbikëqyrësi rus i internetit “Roskomnadzor”, kërkoi që Twitter-i dhe Facebook-u të bien në përputhje me këtë ligj.

Katër vite më parë Rusia ndaloi rrjetin social LinkedIn për mospërputhje me ligjin.

Kritikët dënuan ligjin se kishte për qëllim reduktimin e lirive të internetit. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.