Rama citon Biblën e shenjtë: Fito diturinë edhe sikur të humbasësh ato që ke

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ “Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë”. Janë këto fjalë nga Bibla e shenjtë, të cilat u përcollën sot nga Kryeministri Edi Rama në rubrikën ”Fjalë të Shenjta”.

Duke cituar fjalë nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet shqiptare e botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe atë të triumfit ndaj së keqes. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.