PARIS – Le Maire: Franca nuk do ta përjashtojë 5G-në

PARIS, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kompania kineze Huawei nuk do të përjashtohet nga rrjeti 5G në Francë, deklaroi ministri francez i Ekonomisë, Le Maire.

Për ministrin francez ”është krejtësisht e kuptueshme që në një moment të ardhshëm të favorizohet një operator europian”.

”Nëse Huawei ka oferta më të mira për t’u paraqitur në një kohë ose në një pikëpamje tjetër teknike, duke e parë edhe nga këndvështrim i kostos, do ta pranojmë në Francë”, shtoi ai.

”Nëse do të ketë instalime kritike, instalime ushtarake, në afërsi të zonave bërthamore, ne do të vendosim kufizime për të mbrojtur interesat tona sovrane”, shtoi ai.  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.