“Ju flet Tirana”, bashkëbisedim për dritaren e parë radiofonike shqiptare

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, zhvilloi sot një bisedë me katër nga emrat më të njohur të Radio Tiranës, që kanë lënë gjurmët e tyre në historikun e të parës dritare radiofonike shqiptare.

“Ju flet Tirana!”. Ishin këto fjalët, që do të mbeteshin gjatë në kujtesën e shqiptarëve, që nga viti 1938, kur Radio Tirana nisi për herë të parë transmetimet. Ndaj edhe ne i kthyem këto fjalë në sloganin e aktivitetit tonë”, – tha Margariti.

Ministrja Margariti u shpreh se “sot në Ditën Ndërkombëtare të Radios, pata nderin të isha pjesë e një bisede të ngrohtë me katër nga emrat më të njohur të këtij institucioni, që kanë lënë gjurmët e tyre në historikun e Radio Tirana, e para dritare radiofonike shqiptare. Zamira Koleci, Xhelil Aliu, Spiro Konduri dhe Rezarta Reçi, ndanë me gazetarët dhe nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, disa nga momentet më të spikatura, përgjatë rrugëtimit të tyre pas mikrofonit të Radio Tiranës”. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.