GJERMANI – Merz shpall kandidaturën për kreun e CDU-së

BERLIN, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Friedrich Merz dëshiron të kandidojë sërish për presidencën e CDU-së, sipas burimeve të partisë gjermanë në pushtet.

Ky avokat financiar ridel në skenën politike pas më shumë se 10 viteve mungesë.

Në dhjetor 2018, Merz, një kundërshtar i kancelares, Angela Merkel dhe i mbështetur nga krahu ekonomik i partisë, u mund në zgjedhjet brenda CDU-së nga Annegret Kramp-Karrenbauer.

Dorëheqja e Annegret Kramp-Karrenbauer pritet ta lerë sërish partinë Unioni Kristian-demokrat (CDU) në duart e burrave, ku pritet që kreu i ri i saj t’i paraprijë kandidaturës për kancelar duke hedhur poshtë ambiciet dhe idetë e AKK-së./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.