“Forca e Ligjit” emergjencë, ngaqë organizata kriminale funksionon brenda sistemit të Drejtësisë

TIRANË, 13 shkurt /ATSH – I. Vata/ “Ligji është emergjent, sepse organizata kriminale funksionon brenda sistemit të drejtësisë”, – tha Kryeministri Rama duke folur për Aktin Normativ që funksionalizon operacionin “Forca e Ligjit”.

Rama saktësoi se ligji nuk është shpikje, “pasi ligjet speciale janë ligje që bota i përdor në momente emergjence”.

“Momenti i emergjencës është dalja komplet nga kontrolli i ligjit dhe i moralit shoqëror dhe i organizatës kriminale që funksionon brenda sistemit të drejtësisë. Është emergjencë, se gjykatës komplet të korruptuar, aleatë të krimit në mënyrë të vazhdueshme, kanë sfiduar ligjin, shoqërinë, kanë sfiduar shtetin duke liruar nga burgjet vrasës, trafikantë dhe njerëz që kanë bërë të gjitha të zezat duke u bërë shkurtim dhe ndërprerje të dënimeve”, – tha Rama.

Duke folur për drejtësinë e re, Rama tha se është formuar SPAK, pra është krijuar mekanizmi ligjor i Drejtësisë për t’u rënë në kokë këtyre elementëve.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.