AUSTRI – Kurz vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë

VIENË, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump, po planifikojnë një takim në Uashington në fillim të muajit mars, takimi i tyre i dytë brenda dy vitesh, njoftoi sot zyra e kancelarit.

Ndërsa data nuk është përcaktuar ende, vizita ka të ngjarë të përkojë me pjesëmarrjen e Kurz-it në një konferencë të AIPAC, grupi kryesor i lobimeve pro-Izraelit në SHBA, që zhvillohet nga 1-3 mars në kryeqytetin amerikan.

Sipas një burimi të qeverisë austriake, Trump vlerëson liderin e ri kundër migracionit, nga vendi jo anëtar i NATO-s si një fytyrë të freskët në politikën europiane dhe si mbështetës të pakushtëzuar të Izraelit. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.