STRASBURG – PE ratifikon marrëveshjen për tregtinë e lirë BE-Vietnam

STRASBURG, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Parlamenti Europian ratifikoi sot një marrëveshje për tregtinë e lirë mes BE-së dhe Vietnamit, pavarësisht kundërshtimeve mbi situatën e të drejtave të njeriut në këtë vend dhe koston ekologjike të një marrëveshjeje të tillë.

Me 401 vota pro (192 vota kundër dhe 40 abstenime), deputetët europianë, të mbledhur në Strasburg, dhanë miratimin e tyre përfundimtar për këtë marrëveshje që do të heqë praktikisht tarifat doganore mes Vietnamit dhe Bashkimit Europian brenda 10 viteve.

“Kjo marrëveshje, nënshkruar në fund të qershorit 2019 në Hanoi dhe që pritet të hyjë në fuqi që prej kësaj vere, i hap rrugën një marrëveshjeje të ardhshme tregtare dhe investimeve ndër rajonale”, theksoi Parlementi Europian.

“Këto marrëveshje janë më ambiciozet të arritura ndonjëherë me një vend në rrugën e zhvillimit”, theksoi Phil Hogan, komisioneri europian për Tregtinë. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.