SOFT NEWS – Në Japoni mund të arrestohesh edhe për… rezervim hoteli!

TOKIO, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Policia japoneze ka arrestuar një grua dhe djalin e saj për një sërë rezervimesh të rreme në hotele, që, sipas medieve lokale, kanë pësuar dëme mbi 950 000 euro, me qëllim fitimin e mijëra eurove në pikë shpërblyese.

Policia e rajonit të Kiotos konfirmoi se gruaja 51-vjeçare dhe djali i saj 31-vjeçar u arrestuan për rezervimet e rreme të bëra në nëntor në tre hotele, duke u shkaktuar institucioneve në fjalë një humbje prej 95 000 jenësh (792 euro).

Por, këto akuza mund të jenë vetëm maja e ajsbergut.

Sipas disa medieve lokale, dyshja ka bërë rreth 3 250 rezervime nëpër hotele në të gjithë Japoninë gjatë vitit të kaluar, përmes një shërbimi në internet, që më pas janë anuluar për mosshfaqje, duke shkaktuar dëme prej 115 milionë jenësh (958 000 euro) në këto institucione.

Falë këtyre transaksioneve, ata fituan pikë shpërblyese në vlerë 2,5 milionë jen (rreth 21 000 euro)./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.