SHBA – Trump propozon 188 milionë dollarë për energjinë në det të hapur

ANKARA, 12 shkurt /ATSH-AA/ – Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar 188,8 milionë dollarë në buxhetin e vitit fiskal 2021 për të zhvilluar dhe menaxhuar energjinë në det të hapur, sipas Byrosë së Menaxhimit të Energjisë së Oqeanit (BOEM).

Buxheti përfshin eksplorimin e naftës dhe gazit natyror në det të hapur, zhvillimin në det të hapur të energjisë së rinovueshme, menaxhimin e mineraleve detare dhe analizat e bazuara në shkencë.

“Kërkesa e buxhetit të presidentit Trump për vitin 2021 për Departamentin ka të bëjë me investimet në njerëzit tanë dhe tokat publike dhe ujërat”, deklaroi sekretari i brendshëm, David Bernhardt.

“Ai është i përkushtuar për misionin e konservimit dhe krijimin e aksesit publik për amerikanët që të gëzojnë plotësisht thesaret tona kombëtare dhe peizazhet”, shtoi ai. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.