LIBI -Luigi Di Maio në një vizitë zyrtare

TRIPOLI, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio zhvilloi sot një vizitë të shkurtër në kryeqytetin libian, ku ai u takua me Fayez al-Sarraj, kreun e qeverisë së Unionit Kombëtar (GNA) njohur nga OKB dhe me vendodhje në Tripoli.

“Di Maio përsëriti gjatë këtij takimi solidaritetin dhe mbështetjen e Italisë për GNA-në,  për procesin politik si dhe për përfundimet e samitit të Berlinit më 19 janar, ku u bë thirrje për fundin e ndërhyrjeve dhe inkurajimin e negociatave”, sipas një komunikate të GNA-së.

Di Maio foli përveç të tjerave për një konsolidim të armëpushimit të hyrë në fuqi më 12 janar dhe vendosjen e mekanizmave efikasë për aplikimin e tij./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.