Kuvendi në seancë plenare, interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Kuvendi zhvillon sot një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkuar nga një grup deputetësh.

Kuvendi do të diskutojë gjithashtu projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar””.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9942, datë 26.6.2008, “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”, të ndryshuar””.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar”.

Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të ndryshuar”.

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”” .

Kuvendi shqyrton projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për ushqimin” të ndryshuar””.

Kuvendi shqyrton sot projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.