Kura natyrale për trajtimin e dhimbjes së fytit te fëmijët

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ – Për fat të keq, dhimbja e fytit është një nga simptomat e gripit dhe ftohjes dhe mund të jetë mjaft irrituese për fëmijët nëse nuk i kushtojmë vëmendje. Për të larguar këtë dhimbje sekreti qëndron te disa produkte natyrore që të gjithë kemi në shtëpinë tonë.

Ja disa prej tyre:

Mjaltë

Mjalti është i njohur për vetitë antiseptike dhe qetësuese. Përzieni një lugë çaji mjaltë në një filxhan çaj të nxehtë ose kamomili dhe ia jepni të voglit tuaj për ta pirë.

Ujë i kripur

Uji i kripur mund të bëjë mrekulli me një dhimbje të fytit. Ai vret bakteret dhe ndihmon për të trajtuar më shpejt dhimbjen e fytit.

Kamomil

Kamomili është një qetësues natyral. Ai është përdorur në mjekësi për shumë vite kryesisht për vetitë e tij antioksidues dhe antiinflamator.

Nenexhik

Nenexhiku është i njohur për frymën e tij të këndshme dhe të freskët. Por përveç kësaj, nenexhiku mund të lehtësojë dhimbjen e fytit.

Sodë buke

Megjithëse shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm, uji i kripur dhe soda e bukës mund të jenë shumë të dobishme veçanërisht në rastet e dhimbjes së fytit.

Uthull molle

Studimet e fundit konfirmojnë aktivitetin antimikrobik të uthullës së mollës dhe përfitimet prej saj në rastet e dhimbjes së fytit.

Hudhër

Mund të mos jetë shumë e këndshme për shkak të erës që lë në gojë, por hudhra është provuar të jetë shumë e shëndetshme për shëndetin. Konsumimi i saj gjithmonë në mënyrë modeste zvogëlon shanset e infeksionit ose ftohjes, ndërsa mbron trupin kundër aktivitetit të tij antimikrobik dhe antibakterial.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.