KINË – Rritet numri i viktimave, por bie i të prekurve nga koronavirusi

PEKIN, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Koronavirusi i ri ka shkaktuar 1 113 viktima në Kinën kontinentale, sipas raportimeve të sotme të autoriteteve kombëtare të shëndetësisë.

Në buletinin e tij të përditshëm, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë raportoi edhe 2 015 raste të reja infektimi, një numër ky në rënie krahasuar me ditët e mëparshme.

Gjithsej, në territorin e Kinës janë identifikuar 44 653 persona të infektuar.

OBSH tha dje se ekzistonte një mundësi reale për të ndaluar përhapjen në mbarë botën të koronavirusit të ri, i quajtur zyrtarisht COVID-19, i cili u shfaq në Wuhan në dhjetor./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.