ITALI – Senati dërgon Salvinin para drejtësisë për sekuestrim personash

ROMË, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Senati italian autorizoi sot dërgimin para drejtësisë të Matteo Salvinit, kreu i ekstremit të djathtë.

Salvini akuzohet për sekuestrim personash, gjatë bllokimit të një varke me migrantë, në brigjet e Siçilisë, kur ai mbante postin e ministrit të Brendshëm.

Rezultati zyrtar i votimit do të komunikohet në orën 18:00 GMT, por tabela elektronike, e parë nga disa gazetarë, tregonte se ai do të dërgohet tashmë para drejtësisë.

Kjo gjë konfirmohet nga të gjitha mediet italiane.

Ky votim i hap rrugën gjykimit nga drejtësia të ish-ministrit të Brendshëm italian./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.